Europa proteston më 1 maj, mbi 1 milion njerëz pritet të mbushin rrugët e Francës

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 15:30 | Bota
Europa proteston më 1 maj, mbi 1 milion njerëz pritet të mbushin

Më shumë se 1 milion njerëz mund të dalin në rrugët e Francës, për ato që janë cilësuar si demonstrata historike, më rastin e 1 Majit, kundër reformës në pensione.  Përleshje shpërthyen në qytetin e Nantes, ku mijëra vetë morën pjese në protestat kundër vendimit jo popullor të Macron për të rritur me dy vjet moshën e daljes në pension. Policia përdori gazlotsjellës kundër protestuesve që hidhnin bomba tymosëse.

Sindikatat mendojnë se qindra mijëra njerëz, e ndoshta edhe një milion mund ti bashkohen manifestimit mbarëkombëtar për të treguar se nuk e kanë braktisur luftën kundër reformës në pensione.

Qarkullimi ajror pritet të preket nga protestat, me 25-33 përqind të fluturimeve që do të anulohen në aeroportet më të mëdha. Në aeroportin e Orli’ problemet mund të vijojnë edhe përgjatë së martës.

Protesta priten edhe në vende të tjera europiane, të tillë si Portugalia, ku muajin e kaluar dhjetëra mijëra mësues dolën nëpër rrugë për të kërkuar paga më të larta.

Në Greqi, demonstratat mbi aksidentin hekurudhor, ku u vranë 57 persona në muajin shkurt, pritet të rikthehen fuqishëm.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos