
Boksieri shqiptar Amar Koçi do të garojë për titullin e kampionit të Europës në kampionatin europian të boksit U-17 që po zhvillohet këto ditë në Montesilvano të Italisë.
Koçi triumfoi në gjysmëfinale me italianin Giuseppe Cirillo për peshat e mesme dhe deri më tani ka eliminuar 3 kundërshtarë.
Amar Koçi do të përballet mbrëmjen e së martës me gjeorgjianin Giorgi Natroshvili për kategorinë deri 75 kilogramë, duke garuar kështu për medaljen e artë, pasi ka siguruar atë të argjendit, duke mposhtur fillimisht një kundërshtar nga Lituania dhe tjetrin nga Armenia.
Boksieri i ri është pjesë e ekipit “Studenti”, ndërkohë që në total në Itali shkuan për të garuar 6 boksierë shqiptarë, të cilët janë stërvitur nga 3 trajnerë. (A2 Televizion)