MotoGP, shiu “ndez” luftën për titull

Nga A2 CNN
2 Tetor 2022, 11:51 | Sporte të tjera

Miguel Oliveira fitoi Çmimin e Madh të Tajlandës në Moto GP. Në një garë të diktuar nga shiu i rrëmbyeshëm, portugezi la pas pilotët e Ducati, Jack Miller dhe Francesco Bagnaia, me italianin që merr pikë të vlefshme në kuadër të luftës për titullin botëror.

Me vendin e tretë, Francesco Bagnaia fiton 16 pikë dhe afrohet në vetëm 2 pikë me kryesuesin e renditjes së përgjithshme, Fabio Quartararo, i cili e përfundoi në vendin e 17 garën tajlandeze, duke dalë pa pikë.

Tashmë, lufta për titull është më e hapur se kurrë, kur duhen edhe 3 gara nga përfundimi i Botërorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos