Fidel Ylli vlerësohet me titullin e rëndësishëm nga Komiteti Olimpik Europian

Nga A2 CNN
1 Tetor 2022, 17:17 | Sporte të tjera
Fidel Ylli vlerësohet me titullin e rëndësishëm nga Komiteti

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli nderohet me çmimin më të rëndësishëm të vlerësimit të figurave ndërkombëtare në sport nga Komiteti Olimpik Europian

Ishte vetë presidenti i EOC, z. Spyros Capralos, ai që i dorëzoi vlerësimin kreu të KOKSH-it “Laurel’ Award” për kontributin e jashtëzakonshëm për sportin shqiptar dhe atë europian dhe për angazhimin e çmuar ndër vite për Lëvizjen Olimpike në Shqipëri.

Vlerësimi për Fidel Yllin u bë gjatë Seminarit të 42-të të EOC, në prezencë të përfaqësuesve të 50 shteteve, anëtarëve të EOC dhe IOC.

Presidenti i KOKSH në fjalën e tij, pasi falënderoi të gjithë të pranishmit, deklaroi se ky vlerësim vjen pas një pune kolosale dhe bashkëpunimit institucional të KOKSH me partnerët: Federatat Sportive, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe qeverinë shqiptare.

Presidenti i KOKSH ftoi të gjithë të pranishmit dhe drejtuesit e Komiteteve Olimpike të vizitojnë Shqipërinë si dhe propozoi që Seminarin i radhës i EOC të organizohet në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos