Evropa ndalon përdorimin e plastikës njëpërdorimshe

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 17:47 | Bota
Evropa ndalon përdorimin e plastikës njëpërdorimshe

Këshillit Evropian i hapi zyrtarisht rrugë direktivës që ndalon nga viti 2021 përdorimin e sendeve të plastikës njëpërdorimshe si pjata, lugë, pirunë, pipa etj.

Shtetet anëtare të Këshillit Evropian shprehën angazhimin e tyre për mbledhjen e shisheve plastike në nivelin 90% brenda vitit 2022.

Gjithashtu, sipas kësaj direktive, shishet plastike duhet të kenë një përmbajtje të riciklueshme të paktën 25% brenda vitit 2025 dhe të paktën 30% në 2030-ën.

Ky vendim për mbrojtjen e ambientit nga Këshilli Evropian, gjeti mbështetjen e menjëhershme të Greenpeace, e cila e konsideroi një hap të madh përpara për ndryshimin e historisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos