F1, Hamilton niset nga “pole position”, Verstappen premton “luftë”

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2021, 16:55 | Sporte të tjera

Lewis Hamilton ka arritur që të regjistrojë kohën më të shpejtë të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Katarit.

Britaniku i Mercedesit do të niset nga “pole position” nesër, përpara Max Verstappen, me Red Bull.

Në vend të tretë Valtteri Bottas (Mercedes), i ndjekur nga Pierre Gasly (Alpha Tauri) dhe Fernando Alonso (Alpine).

Ferrari me dy fytyra: Carlos Sainz do të niset në vendin e shtatë, ndërsa Charles Leclerc nga vendi i 13. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos