Firmoset marrëveshje bashkëpunimi, Hungaria e Kosova përkrah Shqipërisë për medaljen e parë olimpike

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 20:04 | Sporte të tjera
Firmoset marrëveshje bashkëpunimi, Hungaria e Kosova përkrah

Shqipëria dhe Hungaria nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, në kuadër të planit strategjik deri në Olimpiadën e vitit 2024 në Paris. Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli priti në Tiranë homologun Krisztian Kulcsar dhe delegacionin hungarez, teksa të pranishëm në takim ishin të ftuar edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe Sekretari Besim Aliti.

Bashkëpunimi konsiston në zhvillimin organizativ, gjenerimin e burimeve financiare, krijimin dhe zhvillimin e strategjisë, implementimin e praktikave më të mira sportive dhe zhvillim e kampeve të përbashkëta trajnimi për sportistët.

“Në fokusin tonë kemi pasur që ligji hungarez është një nga më të mirët në botë, me shpresën që edhe ne, në shembullin e Kosovës, në Lojërat e ardhshme të kemi një medalje”, tha Ylli.

 “Do të jemi në gjendje të kontribuojmë të zhvillojmë sportin në Shqipëri. Mund të nisësh gjithmonë nga zero. Lëvizja olimpike është e re në rang global, por ne kemi detyrë ta ndihmojmë të ecë përpara. Komiteti juaj olimpik ka qëllime ta zhvillojë sportin, nëse të njëjtën dëshirë e ka edhe qeveria, atëherë ka shanse t’ia dalim”, deklaroi Kulksar.

Mes takimeve me kryeministrin Rama dhe ministren e Sportit, ky bashkëpunim i Shqipërisë me Hungarinë shihet si tejet i rëndësishme dhe drejt ëndrrës për medaljen e parë olimpike të sportistëve kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos