
Tre kampionë shqiptarë të ringut, që kanë kthyer vëmendjen nga sporti i boksit në Shqipëri. Alban Beqiri, fituesi i medaljes së bronzit në Botëror, kampioni i Ballkanit, Denis Nurja dhe Ariol Zeneli, fitues i medaljes së bronzit në Kampionatin Europian për 18-vjeçarë u pritën në zyrat e Komitetit Olimpik nga presidenti Fidel Ylli.
Sportistët kampionë shoqëroheshin nga trajnerët Sead Bushati, Renato Kurti dhe Gëzim Zeneli, teksa i pranishëm në takim ishte edhe presidenti i federatës së Boksit, Florend Kalivopulli.
Presidenti i KOKSH shpërndau certifikata vlerësimi për arritjet sportive dhe premtoi mbështetje financiare për kampionët, por edhe për Federatën e Boksit. (A2 Televizion)