Rossi zhvillon garën e fundit në MotoGP, lamtumirë emocionuese për “Doktorin”

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 14:47 | Sporte të tjera

Valentino Rossi, ai që konsiderohet si piloti më i mirë i historisë së MotoGP, i dha sot lamtumirën karrierës.

“Doktori” përfundoi në vendin e dhjetë garën e tij të fundit, që u zhvillua në Valencia të Spanjës.

42-vjeçari vendosi të tërhiqej në fund të sezonit aktual, pas 432 garash, 115 fitoresh dhe 9 titujsh kampion, duke u bërë piloti më i suksesshëm në histori.

Menjëherë pas kalimit të vijës së finishit, Rossi u nderua me urime nëpërmjet videove nga shumë personazhe të botës së sportit dhe spektaklit, ndërkohë që në bokset e tij ishte i pranishëm edhe Fenomeni Ronaldo.

https://www.instagram.com/p/CWQf5c4oLXj/

Garën e sotme e fitoi Francesco Bagniaia, i ndjekur nga Jorge Martin dhe Jack Miller, duke plotësuar një podium tërësisht Ducati.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos