F1, Verstappen fiton në Meksikë dhe thyen rekordin historik

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 22:56 | Sporte të tjera

Max Verstappen fitoi edhe Çmimin e Madh të Meksikës, duke regjistruar fitoren e 14 sezonale, si askush më parë në historinë e Formula 1.

Holandezi i Red Bull, me suksesin e sotëm, lë pas Michael Schumacher dhe Sebastian Vettel, të cilët kanë regjistruar 13 fitore në një sezon të vetëm.

Në podiumin e garës meksikane u ngjitën edhe Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Sergio Perez (Red Bull), ndërsa në vendin e katërt e mbylli garën britaniku George Russell (Mercedes).

Ndërkohë, Ferrari nuk e përmirësoi performancën e provave zyrtare, duke e mbyllur garën në vendin e pestë me Carlos Sainz dhe në të gjashtin me Charles Leclerc. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos