Motorsport Games 2022, në debutim Shqipëria arrin gjysmëfinalen me Gentjan Shaqirin

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 11:43 | Sporte të tjera

Debutimi i Shqipërisë në kampionatin e botës të motorsportit ka dhënë rezultate shpresëdhënëse për rritjen e këtij sporti plot adrenalinë edhe në vendin tonë.  

Gentjan Shaqiri gjatë garës në Marsejë

Në kampionatin e organizuar nga FIA, Motorsport Games 2022 që po zhvillohet në Marsejë të Francës, dhe ku përfshihen disiplina të ndryshme të automobilizmit, piloti Gentjan Shaqiri shkëlqeu në kategorinë Cross Car Senior, ku arriti deri në gjysmëfinale.

Përveç Shaqirit, morën pjesë edhe Nensi Vathi dhe Aleksandros Begolli në kategorinë Karting slalom dhe Andri Gjoka në Esports

Një rezultat që mund të cilësohet si historik, nga momenti që përballë kishte kampionë bote dhe europe në këtë kategori,  që kanë vite që e praktikojnë këtë disiplinë, ndërkohë që Shaqiri ndan pasionin për shpejtësinë me rolin e tij si pedagog i ekonomisë në universitetin e Tiranës. 

Piloti shqiptar madje tentoi të prekte edhe finalen, por e mungoi atë për dy pozicione.  

https://www.youtube.com/watch?v=74j2h27snpI

Shqipëria u përfaqësua nga katër pilotë në tre disiplina të ndryshme në Edicionin e 2-të të kompeticionit botëror. Përveç Shaqirit, morën pjesë edhe Nensi Vathi dhe Aleksandros Begolli në kategorinë Karting slalom dhe Andri Gjoka në Esports, pra në garimin virtual që tashmë është shndërruar në një kategori sportive e mirëfilltë.    (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=ewqT-KJZZkY

A2 CNN Livestream

Latest Videos