FSHF kërkon që finalja e Kupës të luhet me tifozë, Vllaznia: Tifozët të lejohen edhe në finalen tonë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2020, 20:36 | Futboll
FSHF kërkon që finalja e Kupës të luhet me tifozë,

Vllaznia i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), që në kërkesën e saj drejtuar autoriteteve për të lejuar luajtjen me tifozë të ndeshjes finalen të Kupës së Shqipërisë, Teuta-Tirana, të përfshihet edhe “play out”-i mes shkodranëve dhe Besëlidhjes.

“KF Vllaznia është njohur përmes mediave, por edhe përmes faqes tuaj zyrtare, me një kërkesë që Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë instancave shtetërore për ta luajtur me tifozë ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë duke marrë edhe shembullin e Francës, ku finalja e Kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte. Në këtë kontekst, do të dëshironim që në kërkesën tuaj ndaj instancave shtetërore të përfshini edhe ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja. Vërtetë finalja e Kupës së Shqipërisë është finale, por edhe sfida jonë është një "finale" dhe për më tepër, një ndeshje që pritet me shumë interes nga tifozëritë e të dy ekipeve. Për këtë arsye, kërkojmë nga ana Juaj që përpos dëshirës për të patur tifozë në ndeshjen finale të Kupës, ato të lejohen konform rregullave dhe distancimit edhe në ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja. 16 mijë vendet që ka stadiumin "Loro Boriçi" janë një mundësi shumë e mirë që në stadium të ketë një numër të kufizuar tifozësh dhe duke respektuar rregullat e distancimit. Mbesim me shpresën e plotësimit të kësaj kërkese”, lexohet në kërkesën e Vllaznisë drejtuar FSHF-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos