Dy lojtarë me koronavirus në fushën e futbollit, ushtria pezullon ndeshjen

Nga A2 CNN
1 Gusht 2020, 14:27 | Futboll
Dy lojtarë me koronavirus në fushën e futbollit, ushtria pezullon

Futbolli në Marok iu rikthye aktivitetit vetëm pak ditë më parë, më saktësisht në 26 korrik. Por, katër muaj pas rifillimit për shkak të pandemisë koronavirus, në kategorinë e dytë marokene u regjistrua një ngjarje e pazakontë.

Ushtria hyri në fushën e lojës, për të ndërprerë ndeshjen. Ngjarja ndodhi në përballjen ndërmjet Wydad Temara dhe KAC Kénitra, pasi u konstatua se dy futbollistë të skuadrës mike rezultuan pozitivë në testet e Covid-19 përpara startit të ndeshjes. Kjo bëri që në minutën e 23-të, përfaqësues të ushtrisë të hynin në terrenin e lojës, për të informuar arbitrin për situatën.

Ndeshja u pezullua, pas urdhrit të dhënë nga Youssef Draiss, kryebashkiaku i qytetit Skhirate-Témara. Ndërkohë, skuadra e KACKénitra do të përballet me sanksionet e Federatës së Marokut. Në momentin e ndërprerjes së ndeshjes, ekipi vendas po fitonte 1-0. Deri më tani, në Marok janë regjistruar mbi 22 mijë raste të infektuar nga Covid-19, për një total prej 334 viktimash. (A2 Televizion)

https://youtu.be/yu8PTxmqYXk?t=11

A2 CNN Livestream

Latest Videos