
Një finale, dy skuadra, një trofe për 100-vjetorin. Pas suksesit në kampionat, Tirana synon një jubile historik, duke i fituar të dy trofetë më të rëndësishëm në vend, ndërsa Teuta kërkon që edhe ajo të festojë një shekull jetë me Kupën. Për duelin që parashikohet spektakolar, Federata Shqiptare e Futbollit i kërkoi qeverisë që në stadium të lejohen një numër i kufizuar tifozësh, duke ndjekur shembujt e disa vendeve të Europës.
“FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte. Kërkojmë që konform rregullave dhe distancimit të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës”, shkruhej në njoftimin e federatës. Finalja e Kupës do të luhet këtë të diel, më 2 gusht në stadiumin e ri kombëtar, prej orës 20:00. (A2 Televizion)