Portieri legjendar pa doreza, shpallet “Nderi i Kombit” nga Meta

Nga A2 CNN
1 Gusht 2020, 15:12 | Futboll

Një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit shqiptar, Sulejman Maliqati merr dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Vlerësimi është bërë në ditën e 92-vjetorit të lindjes të legjendës së Partizanit, ku është shpallur shtatë herë kampion dhe me Kombëtaren shqiptare, ku ishte nënkampion i Lojërave të Lajpcigut në vitin 1958.

Sulejman Maliqati njihej me nofkën “macja e zezë”, sepse ishte thuajse i pakalueshëm për kundërshtarët, edhe pse gjatë gjithë karrierës nuk ka luajtur asnjëherë me dorezat karakteristike të portierëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos