
Milani gjen pasardhësin e Olivier Giroud. Kuqezinjtë mbyllën akordin me Salzburg për Noah Okafor. 23-vjeçari zviceran i bashkohet Djallit deri në vitin 2028, ku do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.
Kosto e transferimit të sulmuesit, duke përfshirë edhe bonuset ishte rreth 14 milionë euro. Pasi siguroi Okafor, Milani do të mbyllë edhe transferimin e 24-vjeçarit Samuel Chukwueze.
Kuqezinjtë arritën akordin me Villarrealin për 20 milionë euro, plus 8 milionë bonuse. Ndërkohë, janë mbyllur edhe termat personalë të kontratës me Chukwueze, që do të firmosë për 4 vjet në “San Siro”. (A2 Televizion)