Me maska dhe makinë funerali shkaktojnë kaos në ndeshjen e futbollit

Nga A2 CNN
22 Korrik 2023, 13:21 | Futboll

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në një ndeshje miqësore para nisjes së sezonit futbollistik në Angli mes ekipeve të Dunston dhe Gateshead.

Ndeshja u ndërpre në pjesën e parë kur një makinë funerali u fut në fushën e lojës, ndërsa nga ajo zbritën persona të maskuar, të cilët u larguan më pas me një tjetër automjet.

Ndeshja u mbyll menjëherë, ndërsa policia ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ka nisur një hetim për rastin, për identifikimin e personave që morën pjesë në këtë ngjarje si dhe arsyet që i shtynë ata drejt këtij akti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos