Miqësorja e Granada, Myrto Uzuni i nis përgatitjet me gol

Nga A2 CNN
22 Korrik 2023, 14:11 | Futboll
Miqësorja e Granada, Myrto Uzuni i nis përgatitjet me gol

Myrto Uzuni e nis sezonin e ri aty ku la të vjetrin: duke shënuar gol. Sulmuesi i Kombëtares realizoi në testin ku Granada fitoi 8-0 përballë El Ejido, një skuadër nga kategoria e katërt spanjolle.

Kuqeziu e nisi ndeshjen si titullar dhe në minutën e 21-të dyfishoi rezultatin për ekipin e tij.

Gjatë edicionit të kaluar, Uzuni u shpall golashënuesi më i mirë i Ligës së Dytë spanjolle, duke ndihmuar Granada-n që të ngjitej në elitë. Tashmë ai do të provojë të shkëlqejë sërish kundër emrave të mëdhenj si Real Madrid apo Barcelona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos