
Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi dënimin maksimal, burgim të përjetshëm, për Fadil Kasemin, i cili vrau bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi.
Kasemi u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 3 vepra penale, vrasje me paramendim, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit 2017 në zonën e “Brrylit” në Tiranë.
“Jam i penduar. Kërkoj drejtësi. I kërkoj falje fëmijëve të mi dhe nuk dua falje nga ata. Dua vetëm të pranojnë ndihma financiare nga hallat dhe xhajat”, u shpreh në atë kohë Fadil Kasemi. (A2 Televizion)