“Fake news” i Botërorit, arabët nuk morën nga një Rolls-Royce për kokë

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 22:20 | Futboll
“Fake news” i Botërorit, arabët nuk morën nga

Presidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite ka përgënjeshtruar lajmin që çdo futbollist arab mori nga një Rolls-Royce shpërblim për fitoren ndaj Argjentinës.

Yasser Al Misehal tha për “Marca” se lajmi që mori dhenë ishte i rremë.

“Jo, jo, jo. Lojtarët tanë luajtën për krenari, kishin nderin dhe fatin për të përfaqësuar ekipin kombëtar në një ndeshje historike (kundër Argjentinës). Thashethemet nuk janë të vërteta. Sigurisht që ata morën bonus për fitoren, por ishte një bonus normal. Ka rregulla edhe për shpërblimet. Ata nuk luajnë për bonuset, por për vendin e tyre, për të shkruar historinë. Shumë prej tyre u bënë të famshëm pas fitores ndaj Argjentinës”, tha Presidenti i federatës.

Yasser Al Misehal sqaroi edhe gjendjen e Al Shahranit, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në fytyrë: “Falë Zotit, është mirë. Pati dëmtime të rënda, jo vetëm në fytyrë. U dëmtua edhe në brinjë, edhe në pankreas, por është mirë. Ka patur 3 operacione dhe është mirë tani, në shtëpinë e tij. Shpresoj të kthehet në fushë së shpejti”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/22/al-dawsari-eshte-messi/
https://a2news.com/2022/11/24/theu-nofullen-dhe-shume-fraktura-ne-fytyre-mbreti-i-paguan-trajtimin-ne-gjermani/

A2 CNN Livestream

Latest Videos