Francë-Argjentinë, finalja e Botërorit

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 21:54 | Futboll

Franca ka mposhtur 2-0 Marokun dhe do të ndeshet në finalen e madhe të Botërorit me Argjentinën.

Një gol i Theo Hernandez, që në minutën e pestë të ndeshjes, zhbllokoi ndeshjen. Pas një aksioni me protagonist Griezmann, Mbappe provoi të gjejë portën, por topi u devijua dhe shkoi te mbrojtësi i majtë, që me një goditje me akrobaci mposhti portierin Bono.

Në minutën e 80, ishte zëvendësuesi Kolo Muani ai që vulosi rezultatin 2-0, pas një aksioni fantastik të Mbappe.

Finalja e madhe e Botërorit, mes Argjentinës dhe Francës, do të luhet ditën e dielë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/14/akrobacia-e-theos-zhbllokon-sfiden-france-marok/

A2 CNN Livestream

Latest Videos