
SPAK këmbëngul në fajësinë e Etleda Çiftes, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Posaçëm për deklarimin e pafajshëm të Çiftes.
Gjyqtarja e shkallës së parë të vetingut fitoi pafajësi në dy shkallët më të ulëta. Sipas SPAK, Çiftja duhet të fajësohet për "falsifikim të dokumenteve" dhe "deklarim të rremë të pasurisë". (A2 Televizion)