Porti i Durrësit tashmë sheh fluksin në dalje të emigrantëve

Nga A2 CNN
5 Janar 2022, 12:48 | Aktualitet
Porti i Durrësit tashmë sheh fluksin në dalje të

Pas fluksit në hyrje, tashmë porti më i madh në vend, ai i Durrësit, po sheh kthimin e emigrantëve drejt vendeve europiane, veçanërisht nga Italia.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, nga fillimi i këtij viti, deri më datë 4 janar 2022, janë përpunuar 6703 pasagjerë, prej të cilëve 5580 në dalje dhe 1123 në hyrje drejt vendit tonë.

Ndërkohë në total, nga data 15 dhjetor 2021 deri më 4 janar 2022, tragetet e linjave Durrës-Bari/Ankona dhe anasjelltas, kanë kryer 64 lundrime, duke transportuar 56, 869 pasagjerë dhe 14 840 automjete. 

Autoriteti Portual deklaron se po punohet me kapacitet të plotë nga kompanitë e lundrimeve, sportelet e PKK.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos