
Familjarë të 8-vjeçarit të vrarë në fshatin Greçalli të Fierit janë futur me forcë në gjykatën e Fierit ku pritet të mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 38-vjeçarit, Klodian Çalamani, autori i këtij krimi të pashembullt dhe që ka tronditur mbarë opinionin publik.
Me thirrjet drejtësi, ata kanë tentuar të shkojnë drejt sallës ku ishte planifikuar masa e sigurisë. Më pas, me ndërhyrjen e forcave të rendit, familjarët janë nxjerrë jashtë ambienteve, ndërsa kanë kërkuar mbështetjen edhe të qytetarëve për të vënë në vend drejtësinë.
Ende nuk dihet nëse pas situatës së krijuar do të mbahet masa e sigurisë në Gjykatën e Fierit ndaj 38-vjeçarit, apo do të shtyhet dhe zhvendoset në një tjetër gjykatë. (A2 Televizion)