Vrasja e 8-vjeçarit, flet nëna e vajzës së rrëmbyer kohë më parë nga Klodian Çalamani

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 15:34 | Kronikë
Vrasja e 8-vjeçarit, flet nëna e vajzës së rrëmbyer

Nëna e vajzës së rrëmbyer disa vite më parë nga autori i dyshuar i vrasjes së fëmijës dje, rrëfen se kishte vënë re që djali luante zakonisht pranë shtëpisë së 38-vjeçarit. Ndërsa, duke u kthyer pas në kohë ajo tregon se si vajza e saj përfundoi në shtëpinë e Klodian Çalamanit. 

“U dënuan të dy, por ky nuk u kap. Nuk kishim asnjë komunikim. Unë edhe këtyre u ndenja goxha pa folur. Meqë këta janë harrakatë e mbaja Dinen afër mos më bënte ndonjë gjë.

Rrëmbimi i vajzës ndodhi në 2006, e mbanin te shtëpia e Klodianit, kishin edhe të atin gjallë, por e çoi e motra atje. Unë çupën e mbajta afër, e çuam në shkollë, e martova në një vend në Korçë, por m'u sëmur, kaloi. Tani e kam në Itali.

Mateo luante me një çun 4-5 vjeç, por unë nuk i flisja dhe ai më shikonte në sy. Një ditë shkoi tek ai fëmija 5 vjeç dhe e thërret, kurse dje nuk e pashë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos