
Një automjet është djegur tërësisht rreth orës 02:30 të së enjtes në fshatin Mborje të Korçës.
Mësohet se automjeti tip Benz ishte në pronësi të shtetasit Arjel Cene nga Mborje.
Në polici, ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me të tjerë. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)