





Tërmeti i së hënës dhe pasgoditjet e tij në Turqi dhe në Siri kanë marrë deri më tani më shume se 22 mijë jetë.
Tragjedia ka shkaktuar më shumë viktima se çdo tërmet tjetër, duke përfshirë këtu edhe atë që goditi Fukushimën në Japoni në vitin 2011.
Tashmë familjarë nga të dyja vendet e prekura kanë nisur që të përcjellin për në banesën e fundit të afërmit e tyre. Autoritetet kanë njoftuar se trupat e paidentifikuar do të varrosen 24 orë pas gjetjes. Përpara se të vendosen të pushojnë, atyre do t’u merret material identifikues për analiza të mëvonshme ADN-je.
Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i vendit Erdogan u shpreh se në terren ndodhen 141 persona të angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, përfshirë këtu edhe ekipet e huaja që janë angazhuar në të dhjetë provincat e prekura.
Erdogan tha po ashtu se institucionet shtetërore kanë dhe organizatat po ofrojnë vakte të ngrohta për ekipet e shpëtimit dhe të mbijetuarit e tërmetit. (A2 Televizion)