Familjet e fiksuara pas Disney-t po paguajnë deri në 20 milionë dollarë për të jetuar në këtë kompleks

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 12:16 | Lifestyle

Një ekip i "Disney Imagineers", i ndihmuar nga shijet e fansave kanë arritur të ndërtojnë një vend magjik për adhuruesit e filmave të kompanisë dhe parqeve tematike, ku familjet e fiksuara po paguajnë deri në 20 milionë dollarë për të blerë shtëpi.

Pronat janë pjesë e një komuniteti ekskluziv në Florida, ku disa nga dhomat nuk janë vetëm me temë të Disney, por janë prodhuar nga Disney.

Si i vetmi komunitet rezidencial i vendosur brenda një resorti të Disney, në Golden Oak pronat variojnë nga disa miliona dollarë deri në një që shitet aktualisht nga trashëgimtarja e Bacardi, Hilda Bacardi për 19 milionë dollarë.

Dhe për adhuruesit e Star Wars, Frozen dhe Finding Nemo, kompleksi duket si një film i vërtetë.

Shtëpia prej 9300 metrash katrorë e Bacardit duket si imazhi i luksit elegant, por ka tri dhoma që janë për Disneyphiles: një dhomë teatri me temën e "Luftës së Yjeve" dhe dhomat e gjumit me temë nga "Frozen” dhe “Finding Nemo", me nivelin e detajeve që është mbresëlënës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos