Fantazia më e çmendur, fytyra e Messit rritet në arën me misër

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 18:40 | Futboll

Që pas finales së Kupës së Botës së zhvilluar në Katar, imazhi i Lionel Messit është kthyer në një ndër më të preferuarit e tifozëve të futbollit dhe sidomos së atyre argjentinas.

Futbollisti argjentinas është përjetësuar në godina, tatuazhe, por fantazia më e çmendur vjen pikërisht nga Argjentina, vendi që Messi përfaqëson dhe që i dhuroi Kupën e Botës pas 36 vitesh.

Një fushë me misër në Los Condores në provincën e Cordoba është mbjellë në mënyrë të tillë saqë tashmë që bimët kanë nisur të lulëzojnë formojnë një imazh gjigand të “pleshtit”.

Personi që ndërmori këtë iniciativë, Maximiliano Spinazze tregon se përdori një algoritëm në momentin që mbolli fushën, i cili përcaktoi se ku duhet të hidheshin farat që të krijohej fytyra e idhullit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos