Kanabis për mjekësi, ministri Manja: Pse jo nëse i shërben ekonomisë së vendit

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 15:28 | Politikë
Kanabis për mjekësi, ministri Manja: Pse jo nëse i shërben

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, nëse kjo do t’i shërbente ekonomisë së vendit. Ai është shprehur se Shqipëria ka kuadrin e nevojshëm ligjor në mënyrë që të mos lejohet përdorimi i kësaj bime narkotike për qëllime që parashikohen si krime në legjislacionin shqiptar.

“Pse jo nëse legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore i shërben ekonomisë dhe nxitjes punësimit janë iniciativa që nxisin ekonominë dhe qytetarët shprehen në favor të saj. Ndërkohë kanabisi për qëllime të tjera nuk besoj. Kanabisin për qëllime mjekësore nuk jemi vetëm ne që e kemi legalizuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos