Fëmija hero shpëton qenin në ashensor

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 14:07 | Kapur në kamera

Një video e një djali 11-vjeçar të guximshëm është bërë virale në internet. Thiago Magalhães nga Brazili ishte bashkë me qenin e tij në ashensor për t’u ngjitur në apartamentin e tij kur zinxhiri i qenit mbeti i ngecur dhe kafsha rrezikoi të mbytej. Megjithatë, djali u tregua i shpejt dhe mbi të gjitha i guximshëm, duke mos u përfshirë nga paniku. Ai kapi menjëherë zinxhirin e qenit, edhe pse u ngrit në ajër, sërish nuk e lëshoi atë deri në momentin që ai u këput. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos