
Ndihmësi i Presidentit kinez, Xi Jingping u pengua të futej në ambientet ku po zhvillohet samiti i vendeve “BRICS”. Video virale u filmua në Johanesburg, ku Afrika e Jugut pret përfaqësues nga Brazili, Rusia, India dhe Kina, që kanë formuar një aleancë ekonomike dhe gjithnjë e më tepër edhe politike.
Në video shfaqet Xi i cili futet brenda godinës ku do të mbahet samiti, ndërsa ndihmësi i tij vjen me vrap nga pas. Por një roje sigurie e bllokon dhe nuk e lejon të futet.
Në agjendën e samitit tema kryesore është zgjerimi i aleancës. Sipas zyrtarëve afrikano-jugorë, më shumë se 40 shtete kanë shprehur interes, por vetëm 22 kanë dorëzuar kërkesë zyrtare. (A2 Televizion)