Pas dy viteve me djalë, fëmija i parë që lind në Shqipëri këtë vit është vajzë. Ajo quhet Emel dhe është fëmija i dytë i familjes së saj.
Emel është foshnja e parë që erdhi në jetë në Shqipëri. Vajza lindi vetëm 1 minutë pas mesnatës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Emel është fëmija i dytë në familjen e saj. Ndërkohë pak momente më pas, lindi një tjetër fëmijë, kësaj radhe djalë. “Lindi pak minuta pasi kishte kaluar mesnata”, tha babai i vajzës. Ndërsa mjeku Fatmir Kopani tha se nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë.
Në Kosovë fëmija i parë për vitin 2020 është mashkull, ndërsa në Maqedoni lindja e parë ishte ajo e binjakëve djalë dhe vajzë në maternitetin e Shkupit. (A2 Televizion)