"Fëmijët në përkujdesje të Republikës", kryeministri Rama dorëzon statusin për 11 të miturit e parë

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 11:49 | Politikë
"Fëmijët në përkujdesje të Republikës",

Nëpërmjet një ceremonie të posaçme, kryeministri Rama u dha statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, 11 të miturve të parë, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës. 

“Asgjë nuk e zëvendëson dot asnjëherë figurën e prindit apo djalin, vëllain, bashkëshortin e vetëmohuar, por dhënia e kujdesit financiar e fëmijëve të heronjve të republikës në shumicën e barabartë të pagës së prindit për fëmijën e parë dhe pastaj me një përshkallëzim për fëmijën e dyte, të tretë e me radhe që bëjnë më shumë sesa një pagë për familjen deri në moshën e përfundimit të studimeve të larta, është më në fund një mbështetje kuptimplotë pas një periudhe të gjatë kohe kur mbështetja e fëmijëve të prindërve të vetësakrifikuar për atdheun, për ligjin, për moralin më të lartë njerëzor, ishte krejt e pamjaftueshme.

Për fëmijët e përkujdesjes së Republikës statusi i veçantë parashikon dhe marrjen e kujdesit shëndetësor dhe spitalor falas, në institucionet publike dhe në ato private dhe kur është nevoja, shpresoj të mos jetë asnjëherë për asnjërin, edhe në strukturat më të specializuara jashtë vendit. Gjithashtu, i gjithë procesi i shkollimit me bursa të plota dhe me përjashtim të plotë nga të gjitha tarifat është pjesë e statusit të fëmijëve me përkujdesje të Republikës, e për të ardhur dhe orientimi profesional dhe mbështetja shtetërore për punësimin e tyre si detyrë ligjore e shtetit”, tha mes të tjerash kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos