Fermë kanabisi 240 metra larg rajonit të policisë, dënohen dy shqiptarë në Angli

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 17:35 | Kronikë

Dy shqiptarë u dënuan me nga dy vite burg në Angli, pasi u kapën në një fermë kanabisi në Southend-on-Sea, e cila ndodhej vetëm 240 metra nga rajoni i policisë.

Shqiptarët Emiljan Gjura, 31 vjeç dhe Ermir Reshiti, 35 vjeç, u vunë në pranga në muajin maj të këtij viti. Në fermë u gjetën më shumë se 3 mijë rrënjë kanabis sativa, të cilat kapin një vlerë prej 3 milionë paundësh.

Sipas mediave britanike, Ermir Reshiti është shprehur para gjykatës në maj se ai kishte vetëm 5 muaj që kishte arritur në Angli në mënyrë ilegale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos