
Dikur në këto serra, Irakli Shkoza prodhonte kërpudha, në zonën e Divjakës. Në profesion është agronom, por iu kthye bujqësisë si fermer. Sot, ai është ndër prodhuesit e parë në Shqipëri të frutave ekzotike, si frut dragoi apo frut pasioni.
Në fermën e tij gjen fruta të ndryshme me origjinë aziatike dhe nga vendet latine. Aventura për të sfiduar kushtet e ngrohta klimatike sapo ka nisur dhe Irakliu po shton sipërfaqet e mbjella.
Një hapësirë të veçantë ia ka dedikuar edhe prodhimit të frutit të dragoit. Prova e parë rezultoi me sukses dhe tashmë Irakliu po tenton të zgjerojë gamën e prodhimit.
Irakliu ka eksperimentuar edhe me fruta të tjera, të cilat mund të rriten edhe në natyrë të hapur pa pasur nevojë për serra.
Edhe pse në moshë pensioni, fermeri aventurier do të vijojë të eksperimentojë në mbjelljen e frutave të ndryshme ekzotike. Ai u bën thirrje fermerëve që të guxojnë në mbjelljen e këtyre bimëve, pasi klima në Shqipëri është e favorshme për çdo lloj kultivimi. (A2 Televizion)