Festa e lojtarëve dhe fjalimi i Sylvinho-s: Duhet të ktheheni duke ëndërruar

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 23:39 | Futboll

Pasi mori 6 pikë në ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë festuar në dhomat e zhveshjes.

Federata ka publikuar edhe një video të shkurtër teksa futbollistët këndojnë së bashku “O sa mirë me qenë shqiptarë”. Ndërkohë, është publikuar edhe fjalimi i trajnerit Sylvinho, i cili i ka thënë lojtarëve ndër të tjera që duhet të kthehen duke ëndërruar.

"Dua t'ju shoh të gjithëve në sy. E merituat, festoni dhe duhet të ktheheni duke ëndërruar", ka thënë Sylvinho. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/20/asllani-nje-superstar-bajrami-nje-lider-ne-sulm-notat-e-kombetares/

A2 CNN Livestream

Latest Videos