
Ernest Muçi, sulmuesi i cili realizoi golin e tretë që vulosi fitoren ndaj Ishujve Faroe, u shpreh shumë i lumtur për këtë sukses dhe paraqitjen e tij me kombëtaren.
Pas takimit, ai i dha merita të mëdha trajnerit Sylvinho, teksa u shpreh se i ka bërë futbollistët të ëndërrojnë.
“Trajneri ka sjell pasion në ekip. Na bën të ëndërrojmë për europianin. Sa herë do të futem në lojë do të jap më të mirën time”, tha Muçi. (A2 Televizion)