Dominuan, u djersitëm, u trembëm, shënuam, humbëm pafund raste, por në fund arkivuam pikët e plota me rivalët më të dobët e grupit. Sylvinho ka kaluar një test shume pozitiv, ndërsa ka konfirmuar disa lojtarë në pozicione të rëndësishme të skuadrës. Me një sulm me shumë talente, por me disa deficenca në mbrojtje, Shqipëria e shtatorit po merr formë. Një super gol nga Kristjan Asllani e zbukuroi fitoren e Shqipërisë me Ishujt Faroe në ndeshjen e tretë për Grupin E. (A2 Televizion)
Berisha 6 - Edhe pse ishte vendosur keq te goli tregoi kujdes gjatë gjithë lojës.Hysaj 5.5 - Bën shumë volum dhe me kondicion të mirë, por lë shumë hapësira mbrapaGjimshiti 6.5 - E mbajti skuadrën lart dhe në shumë raste dha më shumë nga vetja.Ismajli 6 - Korrekt për pjesën më te madhe të lojës, më shumë kujdes në goditjet standardeMitaj 7 - Lojtar shumë i bukur më topin, por ka pak mungesë koordinimi në rreshtimin mbrojtës. Tjetër ndeshje e mirë.Ramadani 7 - Një lojtar model me shumë luhatje në vendosjen e skuadrës.Asllani 7.5 - Çfarë perle ishte ai gol i avantazhit. Një futbollist me shumë klas.Asani 6.5 - Ka një finesë më lojën me top dhe arrin ta trullosë kundërshtari në çdo lëvizje.Bajrami 7 - Është zemreku i lojës së skuadrës. Shume me klas dhe saktë në veprime.Seferi 7 - I pafat për ta çuar topin më rrjetë, por është një sulmues qe krijon shumë hapësira.Cikalleshi 6 – Nëse do të realizonte penalltinë do të ishte padyshim ndër më të mirët e ndeshjes.Muçi 7 – Shumë elegancë te goli dhe me shumë konfidencë me shokët.Sylvinho 7 - Po krijon konfidencë me skuadrën dhe me një futboll shumë sulmues. Zëvendësimet mund të ishin bërë më shpejt.