Festa e Pavarësisë bën bashkë Ramën dhe Metën në Vlorë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2021, 11:13 | Aktualitet

Personalitete të larta të politikës shqiptare janë bërë bashkë sot në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, kanë marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast. Ata kanë zhvilluar homazhe në  dhe kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.

"Në Vlorën e lavdishme të Pavarësisë u përula sot me nderimin dhe respektin më të thellë para themeluesit të shtetit tonë modern dhe Atit të Shqipërisë, Ismail Qemalit, kujtimit dhe veprës së ndritur të Tij dhe të shumë patriotëve të tjerë, që realizuan 28 Nëntorin e vitit 1912!Të mbrojmë dhe të lartësojmë simbolet tona kombëtare dhe të mos humbasim më kohë për përmbushjen e ëndrrës për një Shqipëri plotësisht europiane sepse 109 vite janë mëse të mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern. Urime 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, të Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!", deklaroi Meta.

Me rastin e Ditës së Flamurit janë parashikuar të mbahen një sërë aktivitetesh në këtë qytet.

https://a2news.com/2021/11/28/sekretari-blinken-uron-shqiptaret-per-pavaresine-shba-do-te-mbeshtese-institucionet-demokratike-te-reformat-dhe-te-ardhmen-ne-be/

Ky është viti i tretë radhazi që vendi e feston këtë ditë me kufizime, për shkak të pandemisë dhe masave anti COVID në këto 2 vitet e fundit, ndërsa në vitin 2019 për shkak të tërmetit të 26 nëntorit që u mori jetën 51 qytetarëve.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos