
Presidenti Ilir Meta ka uruar këtë mëngjes të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë. Në rrjetet sociale ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke bërë shqiponjën me nipin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Të dashur miq, së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!”, shkruan Meta. (A2 Televizion)