
Boris Johnson ka gënjyer Parlamentin. Në këtë përfundim ka dalë një raport hetimor për “Partygate”, i kryer nga një komision dypartiak i Westminster (Komiteti i Privilegjeve).
Për komitetin, në fjalimet e tij si kryeministër në Dhomën e Komunave, Johnson me vetëdije "mashtroi" Parlamentin Britanik për skandalin e festave të organizuara në Downing Street në kundërshtim me kufizimet anti-Covid.
Asnjëherë më parë në Britani një kryeministër nuk ka gënjyer qëllimisht Parlamentin.
"Është një vrasje politike", komentoi ish-lideri i konservatorëve, duke shtuar se Komiteti i Privilegjeve ka lëvizur "tehun e fundit të thikës" kundër tij.
Kujtojmë se të premten, Johnson la mandatin e deputetit pasi pa dokumentin, për të shmangur mundësinë e zhvlerësimit si rezultat i konkluzioneve të hetimit.
“Unë nuk kam gënjyer dhe besoj se në zemrat e tyre komisioni e di këtë”, tha ish-kryeministri në një deklaratë.
Nëse nuk do ta kishte lënë mandatin, Johnson do të pezullohej nga punimet e parlamentit për 90 ditë. (A2 Televizion)