Pse u vesh me të bardha Maria De Filipi në funeralin e mikut të saj, Silvio Berlusconi?

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 08:43 | Bota

Ditën e djeshme u mbajt funerali për Silvio Berlusconin, pranë studiove të Mediaset, ku në homazhet e kryera nuk munguan as figura të njohura të ekranit italian, mes të cilëve edhe ikona e prezantimit, Maria De Filippi.

Por, prezantuesja italiane tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, për shkak të veshjes së saj, që dallonte nga të tjerët në atë ditë zie, pasi u pa e veshur me të bardha.

Por, sipas mediave italiane, mesa duket ky veprim nuk paska qenë i paqëllimshëm.

E bardha është një ndër ngjyrat e preferuara të Berlusconit, i cili thoshte: “Vishuni me të bardha, sepse e zeza nuk e lejon dritën të kalojë”.

Dhe Maria, si një mike e vjetër e tij, e ka ditur mirë këtë dhe ka vendosur ta ndjekë këshillën dhe në ceremoni. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/12/ka-bere-tatuazh-ne-gisht-inicialet-s-b-kush-eshte-e-veja-e-silvio-berlusconit-deputetja-54-vjet-me-e-re-se-ish-kryeministri-i-ndjere/
https://a2news.com/2023/06/14/mesazhi-emocionues-i-pier-silvio-berlusconit-drejtuar-punonjesve-te-mediaset-24-ore-pas-vdekjes-se-te-atit/
https://a2news.com/2023/06/12/nuk-mundem-vazhdoje-ti-moderatorja-e-mediaset-shperthen-ne-lot-per-vdekjen-e-silvio-berlusconit-video/

A2 CNN Livestream

Latest Videos