
Rrugët e Romës u mbushën plot me njerëz të shtunën, ndërsa qytetarë të pa shqetësuar për koronavirusin nxitonin të bënin blerjet e Krishtlindjeve para se vendi të hyjë në një izolim të ri kombëtar.
Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi të premten se e gjithë Italia do bëhej zonë e kuqe gjatë festave, ndërsa qeveria po përpiqet të parandalojë një shpërthim të ri të rasteve.
Sipas rregullave të reja dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen mes 24 dhe 27 dhjetorit, 31 dhjetorit dhe 3 janarit dhe gjithashtu5 dhe 6 janarit. Gjatë këtyre ditëve italianët do të lejohen të udhëtojnë vetëm për punë apo arsye shëndetësore. Italia raportoi 553 vdekje të lidhura me Covid-19 në 24 orët e fundit, më pak se një ditë më herët.
Skena të ngjashme u panë edhe në londër, ku menjëherë pasi kryeministri Johnson njoftoi një izolim të ri për rreth 16 milionë banorë të Anglisë, qytetarët u dyndën drejt dyqaneve për të bërë blerjet festive.
Një qendër e madhe tregtare në Londrën Perëndimore, u pushtua papritur nga një fluks I madh njerëzish. Ndërkaq, mijëra qytetarë nxituan drejt aeroporteve, duke ju drejtua rzonave me më pak kufizime për te kaluar festa më të lira. (A2 Televizion)