Krishtlindje në kohë pandemie, bredhi zbukurohet me maska dhe dezinfektantë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 14:31 | Bota
Krishtlindje në kohë pandemie, bredhi zbukurohet me maska dhe

Një kishë katolike në Indonezi e dekoroi pemën me maska mbrojtëse dhe dezinfektantë duarsh, për t'i vënë edhe një herë njerëzit në gjendje alerti, ndërsa shifra e të infektuarve në vend kapi një rekord të ri.

Duke nisur me një strukturë bambuje, ndjekësit e Kishës dhe anëtarë të komunitetit mysliman në zonë, e dekoruan bredhin tre metra të lartë me qindra maska dhe dezinfektat me ngjyra.

Në Indonezi, Krishtlindjet kremtohen vetëm nga 10% e banorëve, pasi vendi ka popullsinë më të lartë të myslimanëve në botë.

Qeveria i ka kërkuar qytetarëve të mos celebrojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në ambiente publike. Vendi deklaroi ditën e shtunë 221 të vdekur, si pasojë e koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos