Festë në odeonin e Apolonisë, skena e improvizuar bën bashkë teatrin, muzikën dhe trashëgiminë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 10:30 | Kulturë
Festë në odeonin e Apolonisë, skena e improvizuar bën

Një lidhje e veçantë mes trashëgimisë kulturore, tingujve të muzikës dhe skenës teatrale, ka jehuar në odeonin e parkut arkeologjik të Apolonisë.

Si rrallë herë në skenat shqiptare, një shfaqje teatrale komike bëhet bashkë me interpretimin muzikor të tenorëve dhe sopranove në një skenë të improvizuar në një thesar të trashëgimisë kulturore. Por, kjo shfaqje ishte e tillë, njëlloj si bashkëpunimi mes vendeve fqinje për një mision që artistikisht i bashkon ato.

Projekti turne ka nisur mes Shqipërisë, Rajonit të Puglias dhe Italisë 3 vite më parë dhe ky nuk ka qenë i vetmi aktivitet. Rrugëtimi artistik i këtij projekti do të vijojë rrugëtimin këtë tetor në Malin e Zi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos