Festë në shtëpinë e Ronaldos, zbulohet gjinia e binjakëve të Cristiano dhe Georgina Rodriguez

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 18:40 | Showbiz

Barku i Georgina Rodriguez mezi duket, por gëzimi për ardhjen e binjakëve në shtëpinë e Cristiano Ronaldos është i papërmbajtshëm. Zgjerimin e familjes e presin edhe fëmijët e tjerë të çiftit dhe ata janë protagonistët në të cilën futbollisti dhe modelja zbulojnë gjininë e fëmijëve që do të lindin në pranverë. Është një djalë dhe një vajzë, kombinimi perfekt për familjen e madhe të Cristiano-s.

Ka qenë djali i madh Cristiano Jr, së bashku me Evën, Mateon dhe Alana Martinan që kanë shpërthyer tollumbacet dhe kanë treguar se do të kenë një vëlla dhe një motër të vogël. Ngjyra rozë dhe blu vërshonin nëpër shtëpi mes djemve që u gëzuan për ardhjen e një vëllai tjetër dhe vajzave që u gëzuan për vajzën që do t'u bashkohet.

Çifti ka postuar të njëjtën video dhe më pas ka komentuar në rrjetet sociale duke shkruar: “Aty ku jeta fillon dhe dashuria nuk mbaron” duke e shoqëruar shkrimin me shumë zemra të kuqe dhe hashtagun “Të bekuar”. Tani mbetet për t'u zbuluar emrat që do të zgjedhin për fëmijët dhe nëse duan t'i zbulojnë përmes rrjeteve sociale apo do të mbeten top sekret deri në sallën e lindjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos