Noizy ndalohet nga policia e Kosovës

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 11:11 | Showbiz
Noizy ndalohet nga policia e Kosovës

Reperi Noizy, emri i të cilit është Rigels Rajku, është shoqëruar nga policia në pikën kufitare të Vermicës, mbrëmjen e së mërkurës, raportojnë mediat në Kosovë. Sipas policisë, ndaj Noizy-t kishte një urdhër ndalimi, por nuk zbulohen më shumë detaje.

“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mediat në Kosovë, shkruajnë se reperi është lënë i lirë pasi kaloi natën në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos