Imazhe të jashtëzakonshme vijnë nga Holanda. Tifozët e skuadrës amatore Quick Boys janë paraqitur në qendrën stërvitore të skuadrës në orën 5 të mëngjesit, për të përshëndetur futbollistët e tyre.
Me brohoritje dhe flakadanë, ata krijuan një atmosferë fantastike.
Takimi i tifozëve ultras me futbollistët në orarin e pazakontë ndodhi për faktin se prej masave të reja shtrënguese, ekipet amatore në Holandë nuk mund të kryejnë asnjë lloj aktiviteti nga ora 5 e pasdites, deri në orën 5 të mëngjesit. (A2 Televizion)