Mashtrimi me bilancet, nën hetim edhe shitja e Cristiano Ronaldo

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 17:13 | Futboll
Mashtrimi me bilancet, nën hetim edhe shitja e Cristiano Ronaldo

Hetimi ndaj krerëve të Juventusit, për lëshimin e faturave false dhe ndërveprimin e dyshimtë me shoqëri të kuotuara në burse ka marrë një tjetër drejtim. Tashmë nën akuzë është edhe shitja e Cristiano Ronaldos te Manchester United.

Klubi bardhezi njoftoi se në shënjestër të Prokurorisë së Torinos tashmë është edhe operacioni i merkatos së verës, ku ylli portugez u rikthye në Old Trafford. Hetuesit kanë nxjerrë një tjetër dekret për kontrollin e ligjshmërisë së transferimit.

“Kemi marrë një njoftim që përveç dokumentacionit të sekuestruar për hetimin e nisur më 27 nëntor, Juventusit duhet të dorëzojë edhe dokumentat e shitjeve të lojtarëve të bilancit deri më 30 qershor 2021, duke përfshirë këtu edhe operacionin e largimit të futbollistit Dos Santos Aveiro Cristiano Ronaldo”, njoftoi klubi bardhezi.

Rreth hetimit do të merren në pyetje presidenti Andrea Agnelli, zëvendësi i tij Pavel Nedved dhe drejtori sportive Fabio Paratici. Në tentativën për të hedhur dritë rreth çështjes “CR7”, prokurorët provuan të merrnin në pyetje edhe futbollistin.

https://a2news.com/2021/11/29/hetimi-per-mashtrim-financiar-juventus-rrezikon-heqjen-e-titujve-dhe-renien-ne-serie-b/

Por, me gjasë, për të dëshmuar do të paraqitet menaxheri i tij, Jorge Mendes. Seancat dëgjimore pritet të përfundojnë përpara Krishtlindjeve dhe përveç Cristiano Ronaldos aty do të jepen dëshmi për transferimet e dyshimta të 42 futbollistëve nga klubi që ka fituar më tepër trofe në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos